PAS KUBËS LUFTANIJET RUSE MBËRRIJNË NË VENEZUELË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 4, 2024
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se flota e saj detare, e cila prej javësh lundron në ujërat e Amerikës Latine, u ndal në orët e fundit në portin e qytetit venezuelian La Guaira.
Kjo fazë pason atë të zhvilluar më 12 qershor në Kubë dhe demonstron lidhjen e ngushtë midis Kremlinit dhe qeverive të presidentit venezuelas Nikolas (Nicolás) Maduro dhe presidentit të Kubës Miguel Díaz-Kanel (Canel).
“Një shkëputje anijesh nga Flota Veriore bëri një ndalesë tregtare në portin e La Guaira, në Republikën Bolivariane të Venezuelës.
Vizita do të zgjasë disa ditë, pas së cilës marinarët do të vazhdojnë me detyrat e tyre të caktuara”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass në një shënim të shkurtër të lëshuar nga ministria.
Në tekst saktësohet gjithashtu se anijet në fjalë janë fregata Gorshkov dhe cisterna Pashin, të dyja të mobilizuara në Kubë javë më parë dhe, më parë, pjesëmarrëse në stërvitjet ushtarake me raketa me precizion të lartë të kryera në ujërat ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments