top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARTIA SOCIALISTE DHE PARTIA DEMOKRATIKE BASHKUAN VOTAT DHE MIRATUAN ME 96 VOTA PRO PROJEKT-DEKLARATËN PËR HEQJEN E LIGJIT TË LUFTËS NGA GREQIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Shumica dhe pakica politike bashkuan votat në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në votimin e projektdeklaratës me anë të së cilës kërkohet heqja e ligjit të luftës nga Greqia.

 

Në momentin e votimit ishin të pranishëm në seancë plenare 96 deputetë, të cilët kanë votuar pro kësaj projektdeklarate.

 

Nuk do të na duhen të presim për të korrigjuar këtë budallallëk historik. Qeveria ka bërë përpjekje që kjo çështje të mbyllet. Kemi kërkuar që ky ligj të shfuqizohet për t’i dhënë një tjetër dinamikë fqinjësisë.


Shqipëria dhe Greqia mund të jenë një shembull i shkëlqyer se si fqinjësia e mirë prodhon ardhmëri. Duam të rritet pesha e përgjegjësisë.


E ftojmë Parlamentin e Shqipërisë për të miratuar për korrigjimin e këtij tavizmi. Minoriteti grek në vendin tonë është një vlerë e shtuar dhe asnjëherë nuk u janë mohuar të drejtat për shkak të origjinës së tyre.


Ne duam të finalizojmë edhe marrëveshjen për pensionet, njësoj siç bëmë me Italinë”, tha deputeti Çuçi.

 

Bëhet fjalë për një ligj që daton që prej 10 nëntorit të vitit 1940, kohë kur u shpall dekreti mbretëror mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë dhe me Shqipërinë.


Qysh atëhere të gjitha pasuritë e tundshme dhe të patundshme të shqiptarëve autoktone banues në krahinën e Çamërisë u sekuestruan dhe administrohen nga autoritetet shtetërore greke.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page