PARTIA KOMUNISTE E INDISË (MAOISTE) NGRITI DUART PËRPJETË | PAS MË SHUMË SE 50 VJET LUFTIMESH ME QEVERINË SHPALLI KAPITULLIM DHE KËRKON ARMËPUSHIM DHE NEGOCIATA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 17
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | Rebelët maoistë indianë kanë njoftuar se do ta pezullojnë në mënyrë të njëanshme luftën e tyre të armatosur dhe janë gati për dialog me autoritetet, pas ofensivës së gjithanshme të qeverisë për t'i dhënë fund konfliktit dekadash.
“Për shkak të ndryshimit të rendit botëror dhe situatës së brendshme, si dhe për shkak të apeleve të vazhdueshme të kryeministrit, ministrit të brendshëm dhe zyrtarëve të lartë të policisë, ne kemi vendosur të pezullojmë luftën e armatosur”, tha në një deklaratë një zëdhënës i grupit rebel të Partisë Komuniste të Indisë (Maoiste).
“Jemi të gatshëm të fillojmë një dialog me qeverinë”, shtoi zëdhënësi.
Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga qeveria ndaj njoftimit maoist.
India po zhvillon një ofensivë intensive kundër mbetjeve të fundit të rebelimit naksalit, i cili mori emrin nga fshati në kodrat e Himalajeve ku filloi lëvizja guerile e frymëzuar nga maoistët gati gjashtëdhjetë vjet më parë.
Më shumë se 12000 rebelë, ushtarë dhe civilë janë vrarë që kur një grusht fshatarësh u rebeluan kundër latifondistëve në vitin 1967.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments