top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARLAMENTI GJERMAN: MBËSHTETJE E PALËKUNDUR PËR PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua një takim pune midis Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisionit për Punën dhe Çështjet Sociale të Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë.

 

Në këtë takim morën pjesë anëtarë dhe drejtues të të dy komisioneve respektive.

 

Kryetarja e Komisionit, Zheni Gjergji, falënderoi kolegët për vizitën e tyre, dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë bashkëpunimin e frytshëm që dy vendet kanë ndërmjet tyre.

 

Zv/kryetarja e Komisionit, Klodiana Spahiu, vuri theksin në vijimin e bashkëpunimit midis vendeve mike dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë gjermane në mbështetje të procesit të Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Gjatë takimit, pala gjermane veçanërisht kryetari i Komisionit, z. Rutzel, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të thellë midis dy komisioneve për vijimin e miratimit të reformave në çështjet sociale dhe të migracionit si një shans për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi të shpejtë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page