KRYEMINISTRI FRONSUA BAIRU (FRANÇOIS BAYROU): DUAM TË HEQIM TË HËNËN E PASHKËVE DHE 8 MAJIN (E ASHTUQUAJTURA DITA E FITORES NDAJ GJERMANISË NAZISTE GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE) SI FESTA ZYRTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 15
- 1 min read

Paris, Francë | Kryeministri francez Fronsua Bairu (François Bayrou), duke njoftuar planin e tij për shkurtimin e shpenzimeve për buxhetin e vitit 2026, propozoi eliminimin e dy festave zyrtare, duke përmendur si shembuj të hënën e Pashkëve dhe 8 majin (e ashtuquajtura Dita e Fitores ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore), por tha se ishte gati të pranonte ose të shqyrtonte të tjera.
Kryeministri Bairu (Bayrou) njoftoi sot qëllimin e përgjithshëm të buxhetit të vitit 2026, duke përfshirë një përpjekje prej 40 miliardë € për të rikthyer financat publike të Francës në vështirësi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments