KRYEMINISTRI FRANCEZ FRONSUA BAIRU (FRANÇOIS BAYROU): MARRËVESHJA TREGTARE E NJOFTUAR DJE MIDIS BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS ËSHTË NJË DITË E ERRËT; EVROPA U DORËZUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 28
- 1 min read

Paris, Francë | Kryeministri francez Fronsua Bairu (François Bayrou) u ankua për një ditë të errët për Evropën, e cila, vendosi të nënshtrohej duke nënshkruar marrëveshjen tregtare të njoftuar dje midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
“Është një ditë e errët kur një aleancë popujsh të lirë, të bashkuar për të afirmuar vlerat e tyre dhe për të mbrojtur interesat e tyre, vendos të nënshtrohet”, shkroi kreu i qeverisë franceze në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments