PAPA LEO XIV-të: I KRISHTERI NUK DUHET TA BAZOJË JETËN E TIJ NË SUKSES DHE NË KARRIERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Vatikan | “I krishteri nuk mund ta bazojë vetëvlerësimin ose dinjitetin e tij në stereotipet e suksesit, karrierës, pozicionit ose prejardhjes, por duhet të rifitojë vendin e tij para Zotit dhe vëllait të tij”.
Kështu shkroi Papa Leo XIV-të në Mesazhin e tij për Ditën Botërore të të Sëmurëve (11 shkurt).
“Dëshiroj me zjarr që stilit tonë të jetesës së krishterë të mos i mungojë kurrë kjo përmasë vëllazërore, ‘samaritane’, gjithëpërfshirëse, e guximshme, e përkushtuar dhe mbështetëse, e cila, ka rrënjën e saj më të thellë në bashkimin tonë me Zotin, në besimin në Jezu Krishtin.
Të nxitur nga kjo dashuri hyjnore, do të jemi vërtet në gjendje të dhurohemi për të mirën e të gjithë atyre që vuajnë, veçanërisht të vëllezërve e motrave tona të sëmurë, të moshuar dhe të vuajtur”, Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments