PALLATI KIXHI (PALAZZO CHIGI): ROMA MBËSHTET SIGURINË E KIEVIT POR JO TRUPA ITALIANE NË TERREN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 7
- 1 min read

Paris, Francë | “Duke pohuar mbështetjen e Italisë për sigurinë e Ukrainës, në përputhje me atë që është bërë gjithmonë, në samitin e ‘Koalicionit të të Vullnetshmëve” në Paris, kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni përsëriti disa pika kyçe të qëndrimit të qeverisë italiane mbi çështjen e garancive, veçanërisht përjashtimin e përdorimit të trupave italiane në terren”.
Kështu thuhet në një shënim nga Pallati Kixhi (Palazzo Chigi), i cili, nënvizon se pjesëmarrja vullnetare e kombeve të Koalicionit në forcën shumëkombëshe dhe respektimi i procedurave kushtetuese për vendimet për të mbështetur Ukrainën në rast të një sulmi të ardhshëm, të përmendura në deklaratën e miratuar, pasqyrojnë parime të riafirmuara në mënyrë të përsëritur nga Italia.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments