“KOALICIONI I TË VULLNETSHMËVE” MBILIDHET SOT NË PARIS PËR TË DISKUTUAR MBI PAQEN NË UKRAINËN E PUSHTUAR NGA RUSIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Paris, Francë | Shtetet evropiane që formojnë “Koalicionin e të Vullnetshmëve” për të mbështetur Ukrainën po takohen sot në Paris me emisarë amerikanë për një takim që synon të krijojë një konvergjencë mbi garancitë e sigurisë që do t'i ofrohen Kievit dhe të përcaktojë fushëveprimin e forcës shumëkombëshe që do të vendoset pas një armëpushimi të mundshëm me Rusinë.
Burime nga Pallati Elize (Elysée) e përshkruan takimin e sotëm, si kulminacionin e përpjekjeve që Presidenti Emanuel Makron filloi një vit më parë, pas mbërritjes së Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në Shtëpinë e Bardhë, për të parandaluar braktisjen e Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara.
“Ne - shpjegoi një nga këshilltarët e presidentit francez - kemi pasur sukses në këtë operacion rikonvergjence midis Ukrainës, Evropës dhe Amerikës”.
Sot, në një kryeqytet francez të mbuluar nga bora, Presidenti Makron pret homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski dhe të dërguarit amerikanë Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner) për drekë në Pallatin Elize.
Takimi i radhës, në orët e para të pasdites, do të mbledhë 35 vende, 27 prej të cilave do të përfaqësohen nga krerët e shteteve ose qeverive.
Pritet që të marrin pjesë edhe krerët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Një konferencë për shtyp është planifikuar për në orët e vona të pasdites me Presidentin Makron, Presidentin Zelenski, Kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer) dhe kancelarin gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments