FRANCË | SYNOHET ARRITJA E NJË MARRËVESHJE ME ANË TË SË CILËS TË VENDOSEN TRUPAT AMERIKANE NË UKRAINË (PAS LUFTËS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Udhëheqësit evropianë dhe zyrtarët amerikanë synojnë të finalizojnë një marrëveshje garancie sigurie që përfshin mundësinë e trupave amerikane në tokën ukrainase pas luftës, në një përpjekje për të siguruar qëndrueshmërinë e çdo marrëveshjeje paqeje”.
Kështu raporton agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg”.
“Është e paqartë, se çfarë roli do të kenë trupat amerikane ose ku do të vendosen ato në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Vendet evropiane kanë diskutuar vendosjen e një force sigurie shumëkombëshe, me ushtrinë ukrainase që udhëheq mbrojtjen në vijën e parë”, tha agjencia e lajmeve në fjalë.
“Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të përfshijnë angazhime të detyrueshme për të mbështetur vendin në rast të një sulmi të armatosur në të ardhmen nga Rusia me qëllim rivendosjen e paqes”, thuhet në draft-deklaratën e samitit të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” të planifikuar për në Paris.
Kështu raporton agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters).
“Angazhime të tilla mund të përfshijnë përdorimin e aftësive ushtarake, mbështetjes së inteligjencës dhe logjistikës, iniciativave diplomatike dhe miratimin e sanksioneve shtesë”, thuhet në projekt-dokument, i cili, ende duhet të miratohet nga udhëheqësit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments