PALLATI BAKINGHEM (BUCKINGHAM): VIZITA SHTETËRORE E PRESIDENTIT TË SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DO TË MBAHET NGA 17 DERI MË 19 SHTATOR TË VITIT 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Vizita shtetërore e Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), në Mbretërinë e Bashkuar, e dyta në dy mandate, është planifikuar për 17-19 shtator”.
Pallati Bakinghem (Buckingham e njoftoi sot këtë lajm.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja e tij, Melania, do të jenë mysafirë të Mbretit Karl (Charles) III dhe Mbretëreshës Kamila (Camilla) në Kështjellën Uindsor (Windsor), pranë Londrës.
Presidenti Tramp (Trump) u ftua nëpërmjet një letre nga sovrani që ia dorëzoi kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) shkurtin e kaluar.
“Kjo është hera e parë që një udhëheqës ftohet dy herë në një vizitë shtetërore”, tha kryeministri Starmër (Starmer) në atë kohë.
Ftesa u përshkrua disa minuta më vonë si një nder i madh nga presidenti amerikan.
Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Tramp (Trump) u prit nga Mbretëresha Elizabeth II në vitin 2019.
Ndryshe nga Presidenti francez Emanuel Makron, i cili pati mundësi t'i drejtohej Parlamentit Britanik gjatë vizitës së tij të fundit shtetërore, presidenti amerikan nuk është planifikuar të flasë në Dhomën e Komunave në Uestminstër (Westminster) për shkak të një problemi me orarin.
Dhoma e ulët e Parlamentit Britanik nuk do të jetë në seancë gjatë vizitës së Presidentit Tramp (Trump) për shkak të pushimit parlamentar që lidhet me konferencat e partive.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments