PALERMO; ITALI | DY TUNIZIANË U ARRESTUAN PËR MBËSHTETJE TË TERRORIZMIT NGA DREJTORIA RAJONALE ANTIMAFIA (DIREZIONE DISTRETTUALE ANTIMAFIA); NXITËN XHIHAD NË MEDIAT SOCIALE VIRTUALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Palermo, Itali | Drejtoria Rajonale Antimafia (Direzione Distrettuale Antimafia) e Palermos ka urdhëruar arrestimin e dy personave për përkrahje të terrorizmit.
Dy tunizianët akuzohen për nxitje të xhihadit dhe martirizimit përmes llogarive në mediat sociale virtuale në TikTok dhe Instagram, si dhe për postimin e imazheve të militantëve të armatosur dhe Shtëpisë së Bardhë në flakë, me flamurin e Shtetit Islamik që zëvendësoi flamurin amerikan.
Hetimi është koordinuar nga prokurori Mauricio de Luçia (Maurizio de Lucia).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments