top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KORLEONE; PALERMO | NJË I ARRESTUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË VAZJE TË MITUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 28
  • 1 min read

Fshati Korleone, Paleromo, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:

1- Një subjekt (mashkull) me moshë 18 vjeç.


Ai konsiderohet i përfshirë në përdhunimin e një vajze 14-vjeçare që e kishte takuar në një festë karnavalesh në qytet, shkurtin e kaluar.


Urdhri i arrestit u lëshua nga gjyqtari hetues i Gjykatës së të Miturve, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të të Miturve, të kryesuar nga Klaudia Karamana (Claudia Caramanna).


Në kohën e incidentit, i dyshuari ishte 17 vjeç.


I riu e çoi vajzën në një rrugë të errët dhe të izoluar dhe dyshohet se e detyroi të duronte akte të përsëritura të dhunës seksuale dhe lëndimeve fizike.


Në gjendje shoku, ajo u shtrua në spital për disa ditë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page