top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAKISTAN: POLICIA ZBULON 328 RASTE TRAFIQESH ORGANESH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 2, 2023
  • 1 min read

Punjab, Pakistan | Policia në provincën pakistaneze të Punjabit ka zbuluar një trafik të gjerë organesh: marrja e paligjshme e veshkave është kryer ndaj 328 personave, për të mirën e pacientëve të pasur. Këtë e ka bërë të ditur kreu i qeverisë provinciale, Mohsin Naqvi, duke specifikuar se i dyshuari kryesor, i identifikuar si Fauad Mukhtar (Fawad Mukhtar), është arrestuar së bashku me anëtarë të tjerë të organizatës së tij. I dyshuari, i cili, tashmë ishte arrestuar pesë herë në të kaluarën, kishte rrëfyer 328 operacione, por, rastet mund të ishin edhe më të shumta. Organizata kriminale vepronte në zona të ndryshme të provincës (Lahore, Taxila), dhe në territorin pakistanez të Kashmirit (Azad Jammu dhe Kashmir). Për transplantin e veshkës kërkoheshin pagesa prej tre milionë rupish (10000 €) nga pacientët vendas, dhe dhjetë milionë rupi (33000 €) nga pacientët e huaj. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page