ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS: NUK KA FAZË 2 TË PLANIT TË PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DERISA IZRAELI TË NDALOJË SHKELJET E MARRËVESHJES SË ARMËPUSHIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Gazë | “Faza e dytë e planit të paqes të ShBA-ës për Gazën nuk mund të fillojë për sa kohë që Izraeli vazhdon të shkelë marrëveshjen mbi armëpushimin dhe të shmangë angazhimet e tij”.
Z. Hosam (Hossam) Badran, anëtar i Byrosë Politike të organizatës terroriste Hamas, e tha këtë për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
“Lëvizja u kishte kërkuar vendeve ndërmjetëse të ushtronin presion ndaj Izraelit që të respektonte fazën e parë të marrëveshjes”, tha ai më tej.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidenti i ShBA-ës Danlld tramp (Donald Trump) njoftuan ditët e fundit se e ashtuquajtura Faza 2 do të fillonte së shpejti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments