top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS PO SHQYRTON MUNDËSINË E SHNDËRRIMIT NË PARTI POLITIKE DUKE PRETENDUAR ÇARMATIM VETËM ME MARRËVESHJE KOMBËTARE DHE PA IMPONIME TË JASHTME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 hours ago
  • 2 min read
ree

Gazë | Udhëheqësit e Hamasit, si brenda ashtu edhe jashtë Rripit të Gazës, kanë filluar një diskutim të brendshëm mbi të ardhmen e lëvizjes, duke përfshirë mundësinë e shpërbërjes së krahut të saj ushtarak dhe krijimin e një partie politike të ngjashme me grupet dhe partitë politike ekzistuese që përfaqëson një qasje politike islamike kombëtare dhe e paraqet veten si një entitet të aftë për të marrë pjesë në sferat politike, ekonomike, sociale dhe më të gjera publike”.


Një burim i organizatës terroriste Hamas ia tha këtë entit mediatik saudit “Asharq Al-Awsat” në kushte anonimiteti, duke pranuar se fraksioni islamist ka humbur shumë nga mbështetja e civilëve palestinezë pas dy vitesh lufte dhe dhjetëra mijëra vdekjeve.

 

Dokumenti i propozuar bën thirrje për pajtim të plotë palestinez, duke përfshirë pjesëmarrjen në Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të kryesuar nga udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud (Mahmoud) Abbas.


Lidhur me çarmatimin, burimi deklaroi se:

1- Lëvizja është e hapur për të diskutuar çështjen e armëve, dhe kjo është diskutuar, që nga fillimi i armëpushimit deri më tani, me Egjiptin, Katarin, Turqinë, dhe madje indirekt me Shtetet e Bashkuara.


Dhe ka të ngjarë të përsëritet në takimet me zyrtarët amerikanë në periudhën e ardhshme.


Por kjo, do të ndodhë përmes një marrëveshjeje kombëtare palestineze, pa ndërhyrjen e Izraelit dhe pa lejuar që Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit, e miratuar nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të imponohet me forcë për t'u çarmatosur ose për të zbatuar masa të tjera, të cilat, mund të çojnë në një gjendje kaosi të padëshiruar që lëvizja nuk e dëshiron.


Hamasi, po kërkon konsensus mbi hapat e mëtejshëm të marrëveshjes së armëpushimit, si në nivel të brendshëm ashtu edhe me vendet ndërmjetëse, Shtetet e Bashkuara dhe bashkësinë ndërkombëtare”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page