top of page
E BARDHË SHIRIT.png

7 USHTARË IZRAELITË TË VRARË NË RRIPIN JUGOR TË GAZËS | NJË OPERATIV I HAMASIT U VENDOSI BOMBË NËN AUTOMJETIN E TYRE TË BLINDUAR NË KAN JUNIS (KHAN YUNIS); USHTARËT U DOGJËN TË GJALLË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Të paktën gjashtë ushtarë izraelitë u vranë në një incident të vetëm në Rripin jugor të Gazës”, njoftoi sot ushtria e shtetit hebre.


Ushtarët ishin të moshës midis 19 dhe 21 vjeç dhe i përkisnin Batalionit të 605-të të Inxhinierisë së Luftimit, përgjegjës për shkatërrimin e infrastrukturës së lëvizjes islamiste palestineze Hamas në Rrip”, tha Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë.


Mediat izraelite raportuan se kishte shtatë viktima, por njëra nuk është identifikuar ende zyrtarisht.


Sipas një hetimi fillestar të IDF-së, një operativ terrorist palestinez vendosi një bombë në automjetin e blinduar luftarak Puma me të cilin udhëtonin ushtarët në Kan Junis (Khan Yunis).


Shpërthimi i vuri flakën automjetit; përpjekjet për ta shuar atë ishin të pasuksesshme; të gjithë ushtarët në bord vdiqën në flakë”.

Emrat e ushtarëve të vdekur: Matan Shai Yashinovski; Ronel Ben-Moshe; Niv Radia; Ronen Shapiro; Shahar Manoav; Maayan Baruch Pearlstein | Njërit nuk i bëhet emri publik tash për tash.
Emrat e ushtarëve të vdekur: Matan Shai Yashinovski; Ronel Ben-Moshe; Niv Radia; Ronen Shapiro; Shahar Manoav; Maayan Baruch Pearlstein | Njërit nuk i bëhet emri publik tash për tash.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page