OPENAI MUND TË KONTROLLOJË KOMPJUTERËT NËPËRMJET SOFTUERIT “CODEX”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3h
- 2 min read
Uashington, Amerikë | OpenAI botoi një përditësim për aplikacionin e saj Codex në Mac dhe Windows që i lejon inteligjencës artificiale të funksionojë në mënyrë më autonome brenda sistemit operativ.
I krijuar për të mbështetur punën e zhvilluesve të softuerëve, Codex është një aplikacion që mund të instalohet në kompjuterin tuaj për të automatizuar detyra të caktuara, të tilla si shkrimi i kodit kompjuterik dhe testimi i aplikacioneve të krijuara nga IA.
Por, siç thekson një artikull në blogun zyrtar të OpenAI, Codex tani mund të bëjë pothuajse çdo gjë; të bashkëveprojë me kompjuterin; të punojë me më shumë mjete dhe aplikacione; të gjenerojë imazhe; të ruajë preferencat; të mësojë nga veprimet e mëparshme; të trajtojë detyra të vazhdueshme dhe të përsëritura.
Sipas Engadget, ky mund të jetë një parapamje e super aplikacionit që OpenAI ka zhvilluar prej muajsh, për të bashkuar të gjitha mjetet e tij, përfshirë shfletuesin e internetit, Atlas, nën një platformë të vetme.
Duke përdorur teknologjinë e përdorimit të kompjuterit, Codex mund të shikojë ekranin e PC-së, të lëvizë kursorin dhe të shkruajë tekst.
Kjo aftësi i lejon inteligjencës artificiale të bashkëveprojë me çdo aplikacion të instaluar në sistem, duke përfshirë softuerët që nuk kanë një ndërfaqe zyrtare programimi.
“Misioni ynë është të sigurojmë që inteligjenca artificiale e përgjithshme t'i sjellë dobi të gjithë njerëzimit”, tha OpenAI në një deklaratë.
“Kjo përfshin tejkalimin e hendekut midis asaj që njerëzit mund të imagjinojnë dhe asaj që ata mund të arrijnë në të vërtetë”, u tha në deklaratë.
Konkurrentët e kompanisë së bashkëthemeluar nga z. Sem Olltman (Sam Altman) kanë botuar tashmë mjete të ngjashme me Codex-in për të automatizuar detyrat kompjuterike.
Claude Code i Anthropic-ut është midis tyre, ashtu si edhe GitHub Copilot.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments