LETËR NGA KATËR LAUREATË TË ÇMIMIT NOBEL: OPENAI PO VENDOS TË ARDHMEN E NJERËZIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 7
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Gjigandi i Inteligjencës Artificiale OpenAI po vendos për të ardhmen e njerëzimit, por po e bën këtë duke marrë vendime pas dyerve të mbyllura.
Për të kërkuar transparencë dhe për të marrë siguri në lidhje me angazhimin e sanksionuar ligjërisht të OpenAI-t për t'i shërbyer njerëzimit në vend që thjesht të gjenerojë fitim, 4 fitues të Çmimit Nobel, përfshirë italianin Xhorxho (Giorgio) Parisi, kanë shkruar një letër me 7 pyetje të drejtuara drejtpërdrejt kompanisë amerikane, teorikisht një organizatë jofitimprurëse.
“OpenAI”, shkruajnë ata në letrën e publikuar në www.openai-transparency.org është aktualisht ulur në të dyja anët e një salle takimesh me dyer të mbyllura, e zënë duke bërë një marrëveshje në emër të njerëzimit pa na lejuar të shohim kontratën, të dimë kushtet e saj ose të nënshkruajmë vendimin.
Vlen të kujtohet se OpenAI, e cila, së shpejti do të zbulojë GPT-5 të re, u themelua me një angazhim ligjërisht të detyrueshëm në dokumentet e saj themeluese për të siguruar që nga IA të përfitojë publiku.
Megjithatë, ristrukturimi i fundit i korporatave duket se po i dobëson këto mbrojtje fillestare, me kompaninë që tani përqendrohet vetëm në gjenerimin e fitimit.
Prandaj, më shumë se 2700 nënshkrues, përfshirë katër laureatë të Çmimit Nobel Geofri (Geoffrey) Hinton, Xhorxho (Giorgio) Parisi, Oliver Hart dhe Sheldon Li Glashou (Lee Glashow), po ngrenë shtatë pyetje për të cilat dëshirojnë përgjigje të qarta.
Në mënyrë specifike, po ngrihen pyetje nëse OpenAI do të vazhdojë të ketë një detyrim ligjor për t'i dhënë përparësi misionit të saj bamirës mbi fitimet dhe nëse do të mbajë kufijtë e fitimeve, duke respektuar angazhimin e saj për të ndarë fitimet e tepërta në dobi të njerëzimit.
Disa pyetje përqendrohen në mungesën e transparencës në qeverisjen korporative, siç është se cilët drejtorë do të marrin pjesë në strukturën e re të OpenAI-t.
“Vendimet që merrni në lidhje me qeverisjen, shpërndarjen e fitimit dhe llogaridhënien - përfundon letra - do të formësojnë jo vetëm të ardhmen e organizatës suaj, por edhe të ardhmen e shoqërisë në përgjithësi”.
Z. Sem Olltman (Sam Altman) ka deklaruar se OpenAI dëshiron të mbahet përgjegjëse ndaj njerëzimit dhe ne e ndajmë këtë letër në frymën e ofrimit të asaj llogaridhënieje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments