OPENAI SFIDON GOOGLE-in | SJELL SHFLETIMIN ONLINE TË MUNDËSUAR NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE; SHFLETUESI DO TË KETË NJË NDËRFAQE BISEDE DHE DO TË VEPROJË NË EMËR TË PËRDORUESIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 3 min read

Uashington, Amerikë | Biseda me ChatGpt në vend të lidhjeve, një agjent i inteligjencës artificiale që vepron në vend të përdoruesit, qasje e drejtpërdrejtë në të dhëna.
OpenAI po përgatitet të revolucionarizojë përvojën e shfletimit në internet me inteligjencën artificiale dhe të sfidojë Google.
Kompania e udhëhequr nga z. Sem Olltmen (Sam Altman), e cila, tronditi botën e teknologjisë tre vjet më parë me ChatGpt-në, po përgatitet të lançojë një shfletues që do të konkurrojë drejtpërdrejt me Chrome të Google, i cili, aktualisht mban mbi dy të tretat e tregut global.
Për këtë arsye, ajo po përballet me një shqyrtim gjithnjë e më të madh rregullator.
Sipas agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters), OpenAI do të lançojë një shfletues në javët e ardhshme që synon të ndryshojë mënyrën se si njerëzit shfletojnë në internet, si dhe të fitojë akses të drejtpërdrejtë në një nga shtyllat e suksesit të Google; të dhënat e përdoruesve.
Nëse miratohet nga 500 milionë vizitorët aktivë javorë të ChatGpt, programi i kompanisë mund të ushtrojë presion mbi një komponent kyç të sistemit të të ardhurave nga reklamat të gjigantit Google.
Shfletuesi i OpenAI - shkruan gazeta - është projektuar për të ruajtur disa ndërveprime të përdoruesve brenda një ndërfaqeje të ngjashme me ChatGpt në vend që të duhet të klikojë në faqet e internetit.
Gjithashtu do t'i lejonte kompanisë të integronte agjentët e saj të inteligjencës artificiale (IA) - si Operator, i lançuar në mars - direkt në përvojën e shfletimit, duke u lejuar atyre të kryejnë detyra në emër të përdoruesit, të tilla si rezervimi i një fluturimi ose hoteli.
Ky inovacion vjen mes konkurrencës së ashpër.
Google Chrome përdoret nga mbi 3 miliardë njerëz në të gjithë botën dhe aktualisht mban mbi dy të tretat e tregut global të shfletuesve, sipas firmës analitike StatCounter.
Safari i Apple është në vendin e dytë, shumë më poshtë me një pjesëmarrje prej 16%.
Perplexity, një kompani motorësh kërkimi e mundësuar nga inteligjenca artificiale, gjithashtu po fiton terren; kohët e fundit lançoi një shfletues të mundësuar nga inteligjenca artificiale të quajtur Comet, i cili, mund të kryejë veprime në emër të përdoruesit.
Chrome është një shtyllë kyçe e biznesit të reklamave të kompanisë mëmë të Google, Alphabet: ai përbën gati tre të katërtat e të ardhurave të saj dhe ofron informacion për përdoruesit që ndihmon kompaninë të targetojë reklamat.
Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë po shqyrton masa strukturore për të frenuar monopolin e Chrome, duke përfshirë një shitje të detyruar.
Me OpenAI që tashmë ka thënë se është gati të bëjë një ofertë.
OpenAI e trazoi industrinë e teknologjisë me lançimin e chatbot-it ChatGpt në fund të vitit 2022.
Por ajo përballet me konkurrencë të ashpër nga rivalët, përfshirë vetë Google dhe startup-in Anthropic, kështu që po kërkon mundësi të reja rritjeje.
Në maj, kompania hyri zyrtarisht në sektorin e pajisjeve, duke blerë io, startup-in e pajisjeve të udhëhequr nga ish-guru i Apple Jony Ive, për 6.5 miliardë dollarë.
Dhe aleanca me krijuesin e iPhone, pajisjes që ndryshoi përgjithmonë marrëdhënien midis konsumatorëve dhe teknologjisë, po i frikëson gjigantët e Silicon Valley, të cilët, kanë vënë bast miliarda për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për vite me radhë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments