top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPENAI BLEU EMISIONIN ONLINE “TBPN”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | OpenAI hyri në lajmet e përditshme.


ChatGPT njoftoi blerjen e “Tbpn”, një talk show online që synon të konkurrojë me entet mediatike “Bloomberg” dhe “CNBC” në analizat në kohë reale të lajmeve teknologjike dhe intervistat me drejtuesit e industrisë.


OpenAI, raporton enti mediatik amerikan “Wall Street Journal”, nuk pranoi të zbulonte kushtet e marrëveshjes për kontrollin e “Tbpn”-së, i cili, mesatarisht ka rreth 70000 shikues për episod në platforma të ndryshme online.


Megjithatë, programi ka fituar popullaritet midis figurave më me ndikim të Luginës së Silikonit (Silicon Valley), të cilët, e konsiderojnë atë më miqësor ndaj industrisë sesa mediat tradicionale.


Ndër të ftuarit e shquar ishin z. Mark Zakërberg (Zuckerberg) i shoqërisë “Meta Platforms”, z. Satia (Satya) Nadella i Microsoft dhe z. Sem Olltmen (Sam Altman) i OpenAI-t.


Kompania, e cila, ka 11 punonjës, u lançua në tetor 2024 dhe filloi transmetimet drejtpërdrejt për tre orë në ditë, gjatë ditëve të javës, në mars 2025.


Biznesi thuhet se është fitimprurës, duke gjeneruar afërsisht 5 milionë dollarë të ardhura nga reklamat në vitin 2025.


Sipas kompanisë, “Tbpn” është në rrugën e duhur për të gjeneruar mbi 30 milionë dollarë të ardhura në vitin 2026.


OpenAI bleu “Tbpn”-në me qëllim nxitjen e dialogut konstruktiv mbi ndryshimet e sjella nga inteligjenca artificiale, duke nxitur kështu rritjen e programit, sipas një memo të brendshme nga Fidji Simo, CEO i divizionit të aplikacioneve të OpenAI.


Tbpn”-ja do t'i raportojë z. Kris (Chris) Lehane, Drejtor i Çështjeve Globale të OpenAI-t, dhe do të ofrojë mbështetje për aktivitetet e komunikimit dhe marketingut të kompanisë jashtë programit televiziv.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page