OLIGARKIA NË BASHKËPUNIM ME KLASËN POLITIKE SUNDUESE PO I PI GJAKUN POPULLIT: PRODUKTET SHITEN 80% MË SHTRENJË SE NË TREGJET E BASHKIMIT EUROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 18, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Në Shqipëri abuzohet me çmimet e mallrave të ndryshme jo vetëm nga bizneset vendase, por edhe nga kompanitë e huaja.
Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko ka realizuar një studim, ku ka monitoruar 150 produkte konsumi, të zgjedhura rastësisht nga 13 kategori produktesh dhe të shitura në Shqipëri nga tre kompani të mëdha europiane.
Rezulton se çmimi mesatar i produkteve në tregun shqiptar ishin 79.7% më të larta se çmimi mesatar i të njëjtave produkte, shitur nga të njëjtët operatorë në tregjet e Bashkimit Europian.
Në grafik shohim edhe llojet e ndryshme të produkteve dhe sa më shumë paguajnë shqiptarët krahasuar me konsumatorët europianë për të njëjtat produkte, duke filluar nga kozmetika, mobiljet, ushqimet për të rritur dhe fëmijë, detergjentë e deri tej ushqimet për kafshët.
Por a është kjo një dukuri vetëm shqiptare?
Në studim është bërë dhe krahasimi i çmimit të shitjes së produkteve në bazë të vlerës së tyre nga këto tre kompani europiane në vende të ndryshme, përfshi rajonin.
Të dhënat tregojnë se të njëjtat produkte, nga të njëjtat kompani shiten shumë më shtrenjtë në Shqipërisë sesa në Serbi, Kosovë, Ukrainë, Hollandë dhe Greqi.
Por pse ndodh kjo?
Pse konsumatorët shqiptarë përballen me abuzimet e çmimeve?
Disa janë arsyet kryesore:
1- Mungesa e funksionimit të institucioneve shtetërore.
2- Mosreagimi nga ana e tyre në rastin e abuzimeve me çmimet.
3- Politika fiskale e qeverisë.
Taksat e larta, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ose TVSH-ja si dhe taksa e konsumit ndikojnë në rritjen e çmimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments