top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OKB-ja PARALAJMËRON QË BOTA TË PËRGATITET PËR VALË TË NXEHTI GJITHNJË E MË INTENSIVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 19, 2023
  • 2 min read

Gjenevë, Zvicër | Bota duhet të përgatitet për valë të nxehta gjithnjë e më intensive, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, ndërsa vendet në hemisferën veriore janë goditur nga temperaturat në rritje. “Këto ngjarje do të vazhdojnë të përshkallëzohen në intensitet, dhe bota duhet të përgatitet për valë të nxehta më intensive”, u tha gazetarëve në Gjenevë John Nairn, këshilltar i lartë për nxehtësinë ekstreme, në Organizatën Botërore Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara. Fenomeni El Nino” që është shpalosur kohët e fundit vetëm do të përforcojë shfaqjen dhe intensitetin e valëve ekstreme të të nxehtit”, tha z. John Nairn. Në Amerikën e Veriut, Azi, Afrikën Veriore dhe pellgun e Mesdheut, temperaturat do të kalojnë mbi 40 gradë celsius për disa ditë këtë javë pasi valët e të nxehtit intensifikohen. “Një nga fenomenet e dukshme që kemi vëzhguar, është se numri i valëve të njëkohshme të të nxehtit në hemisferën veriore është rritur gjashtëfish që nga vitet 1980. Kjo prirje vazhdon e pandërprerë”, vuri në dukje z. Nairn. Kështu që kam frikë se ne nuk jemi ende jashtë pyllit dhe se këto rritje do të kenë pasoja serioze në shëndetin dhe jetesën e njerëzve”, shtoi ai. Sipas ekspertëve, gazrat serrë që bllokojnë nxehtësinë janë fajtorë për ndryshimet klimatike. Gazrat si dioksidi i karbonit, metani dhe oksidi i azotit luajnë një rol vendimtar në parandalimin e reflektimit të disa rrezeve të diellit në hapësirë. Kur ky cikël është i balancuar, ai e mban planetin në një temperaturë të jetueshme. Por një rritje e paqëndrueshme e sasisë së gazeve serrë në atmosferë do të thotë se më shumë nxehtësi është bllokuar, duke krijuar jo vetëm ngrohjen globale, por edhe anomali të tjera klimatike. Në rastin e valëve të të nxehtit, ndryshimet klimatike po rritin kohëzgjatjen, intensitetin, dhe madje shtrirjen e tyre gjeografike, argumentojnë shkencëtarët. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page