OBELISKU QË NDERON PRESIDENTIN E PARË TË AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 21, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | 21 shkurt 1885: Monumenti i Uashingtonit u përfundua në Uashington DC për të nderuar Xhorxh Uashingtonin (George Washington).
Ai u financua nga donacionet publike dhe u projektua nga arkitekti Rabërt Mills (Robert Mills). Ndërtimi kishte filluar në vitin 1848, por pati vonesa, kryesisht për shkak të Luftës Civile.
Përfundimisht puna rifilloi në vitin 1879 dhe përfundoi në 1884. Monumenti është 555 metra i lartë, dhe ishte struktura dhe obelisku më i lartë në botë prej guri në kohën e përfundimit të tij.
Ceremonia e përkushtimit tërhoqi mijëra spektatorë, dhe festoi gati 40 vjet punë, për të nderuar presidentin e parë të Amerikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments