top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OAS AKUZON PROKURORIN E PËRGJITHSHËM TË GUATEMALËS SE SHKEL KUSHTETUTËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 1, 2023
  • 2 min read

Guatemalë | Të premten, Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) dënoi veprimet e Prokurorit të Përgjithshëm të Guatemalës, në lidhje me vonesat, dhe pretendimet për mashtrim, në lidhje me rezultatet e fundit të zgjedhjeve brenda rajonit. Ajo argumenton se ky efekt është antikushtetues, dhe pjesë e një taktike më të gjerë të frikësimit për të mbjellë dyshime për procesin zgjedhor. Deklarata erdhi nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) i OAS, i cili, ka raportuar shkelje të shumta të të drejtave kushtetuese në rajon, dhe abuzime me pushtetin. Kjo pasoi thirrjet e mëparshme nga OAS, në muajin qershor, të vitit 2023, ku ata u kërkuan zyrtarëve të përparojnë procesin zgjedhor. Kjo pason zgjedhjen e z. Bernardo Arévalo si president i Guatemalës në gusht 2023. Në atë kohë, fushata e tij u sfidua nga prokurori më i lartë i Guatemalës. Megjithatë, siç raportoi agjencia e lajmeve Rojters (Reuters), ajo lëvizje ra bumerang, duke e shtyrë emrin e z. Arévalo më tej në titujt kryesorë dhe duke nxitur një derdhje të mbështetjes nga i gjithë spektri politik. Në periudhën pas zgjedhjeve janë bërë pesë bastisje nga Prokuroria Publike. OAS pretendon se këto bastisje janë kryer në mënyrë të paligjshme, dhe pa shkak të duhur, dhe kanë përfshirë një bastisje në selinë e Gjykatës së Lartë Zgjedhore. OAS gjithashtu pretendoi se kohët e fundit, ankesat dhe peticionet gjyqësore janë refuzuar nga Zyra e Prokurorit Publik, mes raporteve për mashtrim, dhe shpërdorim të autoritetit. OAS/MVM paralajmëroi: “… ky rrethim i përhershëm, pa arsye apo motivim të qartë nga Prokuroria Publike, përbën një persekutim politik, që të kujton ato të kryera nga regjimet autoritare. Një sulm i kësaj natyre është i paprecedentë, në vëzhgimet elektorale, në dekadat e fundit, dhe përbën një shembull të turpshëm për hemisferën. Prokuroria Publike ka zgjedhur të injorojë thirrjet e shumta të komunitetit ndërkombëtar, dhe sjellja e saj, shkel standardet demokratike. Në përfundim të deklaratës së tyre, AOS paralajmëroi, se: “Veprimet e Zyrës së Prokurorit Publik janë një shkelje e patolerueshme e Kushtetutës së Guatemalës. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page