top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË TELEVIZIONIN SHTETËROR RUS KËRKOHET DORËHEQJA E PUTINIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 3, 2023
  • 1 min read

Moskë, Rusi | Një sulm paimagjinueshëm ndaj presidentit rus Vladimir Putin, ka ndodhur në televizionin shtetëror rus, ku një politikan vendas kërkoi largimin e tij nga detra shtetërore e kreut të shtetit. Politikani opozitar Boris Nadezhdin, i cili e ka kritikuar operacionin special të Rusisë në Ukrainë, që në ditën e tij të parë, u shpreh në kanalin “NTV” se rusët duhet të zgjedhin një udhëheqës të ri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. “Duhet të zgjedhim dikë tjetër dhe jo Putinin. Pastaj gjithçka do të shkojë mirë”, tha ai. Kjo është hera e parë që dikush kërkon largimin e Putin nga televizioni shtetëror rus, që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022. Më tej, z. Nedazhdin shtoi se nën regjimin e z. Putin nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që Rusia të kthehet në Europë. “Na duhet të zgjedhim një drejtues ndryshe që do ta qeverisë vendin dhe do të ndalë këtë luftë në Ukrainë. Na duhet një qeveri ndryshe që do ta lejojë Rusinë të rindërtojë marrëdhëniet me vendet e BE”, shtoi ai. Drejtuesi i emisionit, Ivan Trushkin, një propagandist i njohur i z. Putin u përpoq që ta ndërpriste z. Nadezhdin, duke thënë se i priste të gjitha këto fjalë të tij. Ndërsa propaganduesit e z. Putin kanë kritikuar hapur ushtrinë ruse, dhearritjet e saj në luftë, ata nuk e dënojnë presidentin, por z. Nadezhdin e bëri publikisht këtë gjë.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page