NË PRISHTINË U PËRURUA “SHESHI SELANIKU” | PRITET TË REAGOJNË GREKËT PASI ATA NUK DUAN QË FJALA SELANIK TË SHKRUHET SELANIK: DUAN TË SHKRUHET THESALONIKI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | U përurua në Prishtinë “Sheshi Selaniku”.
Fondacioni “Mehmet Prishtina” dhe Komuniteti Shqiptar i Selanikut, përkatësisht nën drejtimin e z. Mehmet Prishtina dhe të Dr. Luan Zykës, kishin hartuar deri në përpikëri detajet e përurimit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dhjetëra përfaqësues të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
Fjalën e rastit e mbajtën Presidenti i Fondacionit “Hasan Prishtina” dhe kryetari i Komunitetit Shqiptar të Selanikut Dr. Luan Zyka.
U theksua domosdoshmëria e forcimit të marrëdhënieve miqësore midis shqiptarëve dhe grekëve, dhe veçanërisht përmendën veprimtarinë, jetën dhe vrasjen tragjike të Hasan Prishtinës në Selanik, si edhe kontributin dhe emrin e mirë të Mërgatës (diasporës) shqiptare në Selanik dhe në mbarë Greqinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments