NË MOSKË U EVAKUAUAN NDËRTESAT QEVERITARE | HYJNË NË FUQI MASAT KUNDËRTERRORRIZMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 24, 2023
- 4 min read

Pika e kontrollit në Moskë. Moskë, Federata Ruse | Një evakuim masiv i ndërtesave publike është duke u zhvilluar në Moskë për shkak të avancimit të Grupit Uagner drejt kryeqytetit rus. Kjo është raportuar nga BBC Rusia, duke postuar gjithashtu video të njerëzve që largohen me shpejtësi nga ndërtesat dhe muzetë pranë Kremlinit, si Galeria Tretyakov, Muzeu Pushkin, dhe Shtëpia e Kulturës Ges-2. Në Moskë, qendra tregtare Mega Belaya Dacha dhe qendra tregtare Kvartal u evakuuan gjithashtu. Udhëheqësi i milicisë private Uagner, Jevgeni Prigozhin po marshon drejt Moskës me 25000 burrat e tij. KRONOLOGJIA E NGJARJEVE. 16.36 - Një evakuim masiv i ndërtesave publike është duke u zhvilluar në Moskë, për shkak të avancimit të Grupit Uagner drejt kryeqytetit rus. BBC Rusia e raporton këtë, duke postuar gjithashtu video të njerëzve që largohen me shpejtësi nga ndërtesat dhe muzetë pranë Kremlinit. 15.57 - Milicët e Uagnerit kanë mbërritur në rajonin e Lipetsk, në jug të Moskës. Kështu ka deklaruar guvernatori, Igor Artamonov, në kanalin e tij në rrjetin shoqëror virtual “Telegram”. 15.36 - Autoriteti rus i Kontrollit të Telekomunikacionit ka bllokuar rrjetet sociale të Grupit Wagner për të parandaluar përhapjen e thirrjeve për të marrë pjesë në revoltën e mercenarëve të udhëhequr nga Jevgeny Prigozhin. E raporton Tass. 15.15 - Shtetet e Bashkuara po punojnë “në koordinim të ngushtë me aleatët e tyre” për situatën në Rusi. Raporton Departamenti Amerikan i Shtetit. Mbështetja e SHBA për Ukrainën “nuk do të ndryshojë”. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Methju Millër (Matthew Miller), tha në një shënim mbi kaosin në Rusi. 14.33 - Z. Peskov tha: “Z. Putin është në punë në Kremlin, nuk ka shpëtim” - Presidenti rus Vladimir Putin “po punon normalisht në Kremlin”, pasi Grupi Uagner u zotua të rrëzojë liderët ushtarakë të vendit. Kështu ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, siç raporton Tass. Më parë, disa rrjete sociale publikuan pamjen e ekranit të marrë nga faqja e monitorimit ajror Flight Radar që tregon fluturimin e një avioni qeveritar rus nga Moska në Shën Petersburg duke pretenduar se z. Putin është në bord. 14.19 - Udhëheqësi i grupit të mercenarëve Uagner, Jevgeny Prigozhin, siguroi se ai kishte marrë selinë e ushtrisë ruse në Rostov pa shtënë pushkë, duke pretenduar se kishte mbështetjen e popullatës. “Pse na mbështet vendi? Sepse ne marshojmë për drejtësi”, tha kreu i milicisë në një mesazh audio në rrjetin shoqëror virtual Telegram. “Ne hymë në Rostov pa gjuajtur asnjë të shtënë, morëm ndërtesën e selisë”, shtoi ai. 13.35 - Sipas Kievit, “Moska është praktikisht e blinduar dhe përgatitet për rrethim, me postblloqe ushtarake dhe policore pothuajse në çdo kryqëzim”. Disa media ukrainase raportojnë për një shpërthim dhe të shtëna me armë në komandën ushtarake ruse të Rostovit. 13.07 - Departamenti i Transportit i Moskës ka deklaruar se lumi Moskva është mbyllur përkohësisht për trafikun e anijeve. Kjo është raportuar nga Tass, duke cituar një deklaratë nga departamenti. “Sipas organizatës federale të Kanalit të Moskës, lumi Moskva është mbyllur përkohësisht për trafik. Gjithashtu është kufizuar funksionimi i kalatave”. 13.04 - Një video e publikuar nga Gray Zone, një nga kanalet “Telegram” pranë Grupit Uagner, tregon z. Jevgeni Prigozhin dhe mercenarët e tij në selinë e Forcave të Armatosura Ruse në Rostov-on-Don duke biseduar me general-kolonelin Yunus-Bek Evkurov. 12.42 - Në rrjetin shoqëror virtual “Telegram”, nacionalisti rus Igor Girkin, i mbiquajtur “Strelkov pushkatari ose qitësi”, shkruan se “kryengritësit kanë kaluar Voronezh dhe po përparojnë në rajonin e Lipetsk. Ata mburren se kanë rrëzuar poste të avancuara të Rosgvardiya (Garda Kombëtare Ruse) dhe të ketë marrë trofe”. 12:38 - Sipas Kievit, “forcat e Grupit Uagner anashkaluan Voronezhin dhe shkuan në drejtim të Moskës, duke fshirë gjithçka në rrugën e tyre. Koha e vlerësuar e afrimit të Moskës së kolonës Wagner është 20-21 orë. Nuk dihet se kush është në krye të kolonës dhe nëse vetë terroristi Prigozhin është pjesë e saj”, tha në rrjetin shoqëror virtual “Twitter”, Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës. 12.16 - Një depo e madhe nafte është në flakë në Voronezh. Një depo e madhe nafte është djegur në Voronezh. Sipas guvernatorit të rajonit Alexander Gusev, cituar nga Tass. 11.58 - Një nga kanalet e lidhur me Uagnerin shkruan në rrjetin shoqëror virtual “Telegram”, se “lufta civile ka filluar zyrtarisht”. Dhe ai publikoi pamjet e një helikopteri rus që dyshohet se u rrëzua në Voronezh nga mercenarët e z. Prigozhin, pasi ky i fundit i sulmoi. “Një nga autokolonat e Grupit Uagner u sulmua në rajonin e Voronezhit. Edhe aviacioni po punon. Lufta civile ka filluar zyrtarisht”, shkruajnë ata në Telegram. 08.20 - Kreu i mercenarëve të Grupit Uagner akuzon krerët e Mbrojtjes ruse, ministrin Shoigu në krye, se kanë urdhëruar një sulm kundër njerëzve të tij dhe marshime në Rostov dhe Moskë. “Nuk është një grusht shteti, por një marshim drejtësie dhe ne do ta kalojmë atë”, siguron ai, duke injoruar thirrjet për të ndaluar. Në orën 6.30 ai njofton se është në selinë qendrore të Rostovit dhe se ka në kontroll disa vende, duke përfshirë një aeroport. Prokuroria ruse hap procedurat për “rebelim të armatosur”, dhe automjetet ushtarake janë në lëvizje në Moskë dhe në Rostov dhe masat e sigurisë janë forcuar. Z. Putin është i informuar vazhdimisht. Z. Baiden gjithashtu.

Aktivistët me portretin e Putinit pranë Sheshit të Kuq.

___.png)















Comments