RRUGA “ZAHIDE JASHARI”; PRISHTINË | ADNAN MURTEZI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.

Rruga “Zahide Jashari”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Adnan Murtezi.
Ai konsiderohet i përfshirë në konflikt me një subjekt (mashkull) për shkaqe që janë nën hetim penal paraprak.
Në lidhje me sa më lart, u shoqërua për intervistim policor:
1- Z. Agron Murtezi.
Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
2- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
3- “Lëndim i lehtë trupor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments