GJYKATËSI AMERIKAN ÇARLS BREIËR (CHARLES BREYER) I NDALOI PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) VENDOSJEN E GARDËS KOMBËTARE NË LOS ANXHELOS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13
- 1 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Një gjykatës në Shën Françesk (San Francisko) ka vendosur që vendosja e Gardës Kombëtare nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Los Anxhelos ishte e paligjshme.
Vendimi i gjyqtarit Çarls Breiër (Charles Breyer) përfaqëson një fitore të rëndësishme për guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Njusm (Newsom).
“Veprimet e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ishin të paligjshme dhe tejkaluan autoritetin e tij, duke shkelur Amendamentin e Dhjetë të Kushtetutës së SHBA-ës.
Prandaj, presidenti duhet t'ia kthejë menjëherë kontrollin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë guvernatorit të shtetit”, shkroi gjykatësi në vendimin e tij prej 36 faqesh.
Departamenti i Drejtësisë kërkoi që urdhri të pezullohej në një dosje gjyqësore.
“Ky është një ndërhyrje e jashtëzakonshme në autoritetin kushtetues të presidentit si komandant i përgjithshëm për të thirrur Gardën Kombëtare kur është e nevojshme për të mbrojtur zyrtarët federalë”, thuhet në padi.
“Veprimi i gjykatësit është gjithashtu një ndërhyrje në autoritetin statutor që rezervon fuqinë e presidentit për të mobilizuar Rojet Kombëtare të shtetit për shërbim federal”, thuhet atje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments