NË JERUSALEM POLICIA ARRESTOI 13 VETA: U AKUZUAN SE DONIN TË BËNIN KURBAN QENGJA DHE KECA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 22, 2024
- 2 min read
Jeruzaelm Izrael | Policia izraelite ka arrestuar 13 veta, që synonin të sakrifikonin qengja dhe dhi për të kryer një ritual biblik të Pashkës pranë Malit të Tempullit në Jerusalem.
Kjo mësohet nga një deklaratë e vetë policisë, e cituar nga gazeta “The Times of Israel”, sipas së cilës, të dyshuarit e moshës 13 deri në 21 vjeç, janë marrë në pyetje, ndërsa kafshët janë konfiskuar dhe transferuar për të marrë të kujdesin e nevojshëm veterinar.
“Një dhi u gjet e fshehur brenda një karroce për fëmijë”, tha policia, ndërsa një i dyshuar tjetër, u përpoq të kontrabandonte një dhi në një çantë pazari.
“Policia e Izraelit operon në Jerusalem dhe në të gjitha zonat, së bashku me agjencitë e tjera të sigurisë (…) kundër kujtdo që përpiqet të prishë rendin dhe të veprojë në kundërshtim me ligjin dhe praktikat ekzistuese në vendet e shenjta të Jerusalemit” thuhet në një shëm zyrtar.
Vitet e fundit, grupet fetare të skajshme janë përpjekur gjithnjë e më shumë të kryejnë sakrificën e Pashkës në Malin e Tempullit, por pa sukses, pasi shumica e zyrtarëve izraelitë të sigurisë besojnë se do të shihej si një ndryshim i madh në status quo-në e vendit fetar dhe do të shkaktonte një reagim të ashpër në të gjithë rajonin.
“Ne i bëjmë thirrje publikut që të mos u lërë hapësirë ekstremistëve që kërkojnë ose bëjnë thirrje për shkelje të ligjit dhe rendit”, tha policia.
Policia më tej shtoi: “Praktika ekzistuese në Malin e Tempullit dhe vendet e tjera të shenjta në Jerusalem është ruajtur dhe do të vazhdojë të të ruhet në çdo kohë dhe ne nuk do të lejojmë që ekstremistët dhe kriminelët e çdo lloji ta shkelin atë.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















