top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË BALLKANIN PERËNDIMOR PO RRITET PROPAGANDA ISLAMIKE RADIKALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në disa shtete të Ballkanit u regjistrua një rritje e përhapjes dhe konsumit të propagandës radikale islamike në internet, për vitin 2022. Kjo është një nga të dhënat që del nga studimi i Europol-it për situatën dhe trendin e terrorizmit në Bashkimin Evropian 2023, që u bë publik në datën 14 qershor 2023. Ashtu si në pjesën tjetër të Evropës, rrjetet shoqërore virtuale Facebook, Instagram, Telegram, Twitter dhe Signal kanë vazhduar të jenë kanalet kryesore për përhapjen e propagandës. Rekrutimi vazhdon të bëhet si në internet ashtu edhe në ndërtesat fetare joformale, si dhe nëpër burgje, thuhet në deklaratë. Studimi tregoi se aktualisht nuk ka grupe të rëndësishme terroriste apo ekstremiste të dhunshme në Ballkanin Perëndimor. Në shumicën e rasteve janë aktivë individë të radikalizuar ose grupe të vogla lokale me 10 gjer në 20 anëtarë. Këto grupe nuk janë hierarkike, por udhëhiqen nga individë të njohur nga anëtarët e grupit si “autoritete fetare”, dhe janë të lidhur me grupe të ngjashme në rajon dhe në shtetet anëtare të Bashkimit Europian, duke përfshirë Austrinë, Gjermaninë dhe Luksemburgun. Kthimi i luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku në vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet një sfidë e madhe e sigurisë në rajon, nënvizohet në raport. Për shkak të numrit të konsiderueshëm të luftëtarëve të huaj që janë larguar në të kaluarën, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë veçanërisht të cenueshme. Terroristët që depërtojnë në rrugët e migrimit nga zonat e konfliktit përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin europian janë një tjetër kërcënim potencial, theksoi studimi, i cili, gjithashtu sinjalizoi kërcënimin e paraqitur nga terroristët e liruar të ndaluar, si dhe radikalizimin brenda burgjeve, një problem i rëndësishëm i kohëve të sotme. Në çdo rast, në vitin 2022 nuk ka pasur akte terroriste në asnjë nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, kompleksiteti i çështjeve identitare dhe fetare, si dhe kushtet socio-ekonomike, dhe shkalla e lartë e papunësisë, mund të vazhdojnë të veprojnë si faktorë të radikalizimit në rajon, thuhet në raport. Raporti bazohet kryesisht në informacionin e dhënë Europolit nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page