top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË AMERIKË U APROVUA PËR PËRDORIM PILULA E PARË PËR DËSHPËRIMIN (DEPRESIONIN) PAS LINDJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

ree

Uashington, Amerikë | Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi ilaçin zuranolone për trajtimin e depresionit pas lindjes, një sëmundje serioze mendore që mund të ndodhë në rreth 1 në 7 nëna të reja pas lindjes.


Ilaçi do të shitet me emrin tregtar Zurzuvae, dhe do të merret një herë në ditë për 14 ditë. Deri më tani, depresioni pas lindjes trajtohej vetëm me injeksion intravenoz.


Sipas FDA-së, ilaçi mund të ndikojë në aftësinë për të drejtuar automjetin, dhe për të përdorur makineri, kështu që agjencia rekomandon që pacientet të mos drejtojnë, ose të përdorin makineri të rënda për të paktën 12 orë pas marrjes së ilaçit.


FDA tha se efektet anësore më të zakonshme përfshijnë përgjumjen, marramendjen, diarrenë, lodhjen, nazofaringitin (ftohjen e zakonshme), dhe infeksionin e traktit urinar.


Depresioni pas lindjes është një gjendje serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën në të cilën gratë përjetojnë trishtim, faj, pafuqi dhe, në raste të rënda, mendime për të dëmtuar veten ose fëmijën e tyre. Dhe për shkak se dëshpërimi (depresioni) pas lindjes mund të prishë lidhjen nënë-fëmijë, ai gjithashtu mund të ndikojë në zhvillimin fizik dhe emocional të fëmijës”, shpjegon Tiffany Farcione, shefe e divizionit të psikiatrisë, në Qendrën për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave në FDA.


Provat klinike treguan se pilula ndihmoi ndjeshëm në reduktimin e simptomave të depresionit gjatë një periudhe prej tre ditësh. Efekti i ilaçit zgjati katër javë pas dozës së fundit, tha FDA.


Nga z. Erton Duka

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page