NJËZET E TRE MAJ 1992 | MASAKRA E KAPAÇIT: KRONIKA E ASAJ TË SHTUNE TË MALLKUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22, 2024
- 2 min read
Palermo, Itali | Njëzet e tre maj 1992.
Një ditë e zjarrtë në Palermo, një pararojë e verës. Të gjithë e mbajnë mend atë të shtunë të mallkuar dhe çfarë po bënin.
Unë isha në detyrë në redaksinë së bashku me kolegun tim Franko Viviano. Ditë e qetë, lajme të vogla dhe rutinë nga Palermo: 45 vjetori i sesionit të parë të Asamblesë Rajonale të Siçilisë; sulmi i një bande grabitëssh në shtëpinë e një çifti të martuar.
Lajmi që do të ndryshonte papritur jo vetëm ditën, por edhe historinë e Italisë, materializohet në orën 17.58, nëpërmjet radios së lidhur me frekuencat e forcave të policisë.
Fillimisht u fol për një shpërthim, i cili ndoshta ka ndodhur në fabrikën e çimentos Isola delle Femmine, një hedhje guri larg nga Kapaçi (Capaci).
Më pas, me kalimin e minutave dhe mbërritjen e makinave të para, bisedat gradualisht u emocionuan gjithnjë e më shumë. “Kishte një sulm. Ka të vdekur dhe të plagosur, është ferr...”
Në një moment qendra e operacioneve policore flet për një personalitet të njohur të përfshirë.
Emri i z. Xhovani Falkone (Giovanni Falcone) nuk shqiptohet kurrë, por nuk kalon shumë kohë për të kuptuar se ai është personaliteti i njohur që gjendet në një ambulancë u nis për në spital.
Por hyrja në autostradë është e mbyllur për qarkullimin për të lejuar kalimin e mjeteve të urgjencës dhe forcave të rendit.
Makina që drejtonte kortezhin e blinduar, një Fiat Kroma (Croma) ngjyrë kafe me tre oficerë shoqërues, u godit kokë më kokë nga vala goditëse dhe u katapultua njëqind metra larg.
Zjarrfikësit po punojnë me gërshërë dhe flakë për nxjerrjen e trupave të tre personave të shoqëruar, ende të bllokuar mes fletëve të metalit.
Makina në të cilën udhëtonte z. Falkone (Falcone), një Fiat Kroma (Croma) e bardhë, duket se është pezulluar në buzë të humnerës.
Magjistrati dhe gruaja e tij, Françeska (Francesca) Morvillo, vdiqën pak më vonë në spital.
Ndërkohë në vendngjarje nisin të mbërrijnë krerët e zyrave hetimore dhe gjyqësore, shumë prej të cilëve ishin në ceremoninë e inaugurimit të Panairit Mesdhetar.
Asnjëri prej tyre nuk ka forcë të thotë asnjë fjalë. Në vend të kësaj, kolegët e agjentëve të copëtuar nga shpërthimi bërtasin me zemërim: “Kasapë, bastard...”.
Një tjetër oficer qan si fëmijë para makinës ku janë burgosur trupat e kolegëve të tij.
Rreth kraterit të shpërthimit është një panoramë vdekjeje dhe shkatërrimi: fragmente asfalti dhe copa llamarine nga makinat janë të shpërndara brenda një rrezeje prej 500 metrash.
Zhurma u dëgjua kilometra larg. Një sulm i frikshëm. Telefonat celularë janë të heshtur, ashtu si linja fikse e një fabrike aty pranë: shpërthimi preu linjat elektrike dhe telefonike në zonë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















