top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË ÇIFT PESHKATARËSH NJUJORKEZË PESHKOI ME MAGNET NJË KASAFORTË METALIKE KU GJENDESHIN 100 MIJË $.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 3, 2024
  • 1 min read
ree

Jorku i Ri, Amerikë | Një çift nga Jorku i Ri, të cilët janë të apasionuar pas peshkimit me magnet gjetën një kasafortë me rreth 100000 dollarë në Flashing Medous Park Leik (Flushing Meadows Corona Park Lake, Queens).

 

Policia konfirmoi se kasaforta nuk ishte e lidhur me asnjë krim dhe se dy peshkatarët, Xheims Kein (James Kane) dhe Berbi (Barbie) Agostini, mund t'i kishin mbajtur paratë, edhe pse kartëmonedhat ishin prishur.

 

Kasaforta përmbante qindra dollarë - shpjegoi z. Kein (Kane) - por për fat të keq ato ishin zhytur plotësisht dhe pothuajse u shkatërruan.

 

Sipas mediave amerikane, të dy pasditen e së premtes hodhën në ujë një litar peshkimi me magnet të fortë në fund dhe pasi ndjenë diçka të rrëmujshme, më pas nxorën kasafortën e vjetër.

 

Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë për të shmangur problemet me ligjin, por më pas është konstatuar se përmbajtja e saj ishte e prishur.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page