NJË ANKETË E PËRDORUESVE TË SHOQËRISË “META” ZBULOI SE 19% E ADOLESHENTËVE TË RINJ NË INSTAGRAM RAPORTUAN SE SHOHIN PAMJE LAKURIQËSIE TË PADËSHIRUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Pothuajse 1 në 5 përdorues të moshës 13 deri në 15 vjeç i thanë shoqërisë ‘Meta’ se kishin parë pamje lakuriqësie ose seksuale në Instagram që nuk donin t'i shihnin”, sipas një dokumenti gjyqësor.
Dokumenti, i bërë publik të premten si pjesë e një padie federale në Kaliforni dhe i shqyrtuar nga agjencia kandeze e lajmve Rojtërs (Reuters), përfshin pjesë të një dëshmie të marsit 2025 të kreut të Instagram-it, Adam Mosseri.
“Z. Mosseri tha se kompania nuk i ndan rezultatet e anketës në përgjithësi, duke shtuar se anketat e vetëraportuara janë tepër problematike”, sipas deklaratës.
“Anketa është kryer në vitin 2021”, tha z. Endi Stoun (Andy Stone), një zëdhënës i shoqërisë “Meta”.
Shoqëria “Meta” (e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in) po përballet me akuza nga udhëheqës botërore se produktet e kompanisë dëmtojnë përdoruesit me moshë të re.
Në ShBA, mijëra padi në gjykatat federale dhe shtetërore e akuzojnë kompaninë për dizajnimin e produkteve që krijojnë varësi dhe për nxitjen e një krize të shëndetit mendor tek të miturit.
“Statistikat mbi pamjet eksplicite erdhën nga një anketë e përdoruesve të Instagram-it rreth përvojave të tyre në platform”, tha z. Stoun (Stone), dhe jo nga një shqyrtim i vetë postimeve.
Kompania tha në fund të vitit 2025, se për përdoruesit adoleshentë, do të hiqte pamjet dhe videot që përmbajnë lakuriqësi ose aktivitet të qartë seksual, përfshirë ato të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, me përjashtime të marra në konsideratë për përmbajtje mjekësore dhe edukative.
“Jemi krenarë për progresin që kemi bërë dhe gjithmonë punojmë për të bërë më mirë”, tha z. Stoun (Stone).
“Rreth 8% e përdoruesve në grupmoshën 13 deri në 15 vjeç thanë gjithashtu se kishin parë dikë që i bënte dëm vetes ose kërcënonte ta bënte këtë në Instagram”, sipas deklaratës.
“Shumica e pamjeve me përmbajtje seksuale eksplicite janë dërguar nëpërmjet mesazheve private midis përdoruesve”, tha z. Mosseri në dëshminë e tij, dhe se shoqëria “Meta” duhet të marrë në konsideratë privatësinë e përdoruesve kur i shqyrton ato.
“Shumë njerëz nuk duan që ne t’ua lexojmë mesazhet”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments