PRONARI I SHOQËRISË TREGTARE “META” MARK ZAKËRBERGU (ZUCKERBERG) DO TË DËSHMOJË NË LOS ANXHELOS NË NJË GJYQ HISTORIK MBI VARËSINË NGA MEDIAT SOCIALE VIRTUALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Z. Mark Zakërberg (Zuckerberg) do të dëshmojë sot në Los Anxhelos në një gjyq historik mbi varësinë nga mediat sociale virtuale, duke iu përgjigjur avokatëve të viktimës, të cilët, akuzojnë Instagramin dhe platformat e tjera se janë krijuar për të krijuar varësi tek të rinjtë.
Do të jetë hera e parë që kreu i Meta-s (Facebook-ut, Instagram-it, WhatsApp-it) do të dëshmojë para një jurie, nën betim, në lidhje me sigurinë e aplikacioneve të tij të përdorura nga miliarda njerëz.
Dymbëdhjetë anëtarë jurie në një gjykatë civile do të duhet të përcaktojnë deri në fund të muajit mars nëse YouTube (Google) dhe Instagram (Meta) janë pjesërisht përgjegjës për problemet e shëndetit mendor të znj. Keilli (Kaley) GM, një kaliforniane 20-vjeçare, e cila, ka qenë shumë e përfshirë në mediat sociale virtuale që nga fëmijëria.
Përveç rastit specifik të saj (një përdoruese e YouTube-it në moshën 6 vjeç, e ndjekur nga Instagram-i në moshën 11 vjeç, pastaj TikTok-u dhe Snapchat-it) gjyqi synon të përcaktojë nëse Google dhe Meta i kanë projektuar me vetëdije platformat e tyre për të nxitur konsumin e pakontrolluar nga përdoruesit e rinj të internetit, në dëm të shëndetit të tyre mendor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments