top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË AEROPLAN ANTONOV AN-24 U RRËZUA SOT NË RUSI | NË BORD KISHTE 46-49 VETA; TË GJITHË TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 24
  • 2 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Trupi i avionit që po digjej u pikas nga një helikopter në një pyll.


Disa orë më vonë, mbërriti lajmi tragjik.


Të gjithë në bord të aeroplanit kanë vdekur”, njoftuan hetuesit.


Rreth 46 deri në 49 persona ndodheshin në bordin e avionit Antonov An-24 që u rrëzua sot në Lindjen e Largët Ruse; një turbohelikë i vjetër me dy motorë i ndërtuar gati gjysmë shekulli më parë, sipas gazetave ruse, në vitin 1976.


Guvernatori rajonal pretendon se në bord kishte gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë.


Megjithatë, Mbrojtja Civile jep informacion paksa të ndryshëm: flet për 40 pasagjerë dhe pretendon se në aeroplan kishte dy fëmijë.


Antonov An-24 u nis nga Khabarovsk-u dhe arriti në Blagoveshçensk, nga ku më pas u drejtua për në Tinda, një qytet me 30000 banorë në rajonin Amur, rreth 200 kilometra nga kufiri me Kinën.


Sipas raporteve fillestare, ai u zhduk nga radari rreth orës 13:00 (6:00 AM GMT) ndërsa përpiqej t'i afrohej aeroportit të Tinda për herë të dytë.


Mbetjet duket se janë gjetur rreth 15 kilometra larg qytetit, në një zonë kodrinore në mes të tajgës.


Pamjet ajrore të publikuara nga autoritetet ruse tregojnë një kolonë tymi gri që ngrihet nga pylli.


Arritja në vendin e rrëzimit nuk ishte e lehtë. Bimësia e dendur e bëri të pamundur uljen e një helikopteri.


Prandaj, ekipet e mbrojtjes civile u detyruan të hapnin një shteg nëpër pyll, gjë që zgjati të paktën një orë.


Por kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, u dha lajmi më i keq i imagjinueshëm.


Sipas të dhënave paraprake, nuk ka të mbijetuar”, deklaroi guvernatori i Amurit, Vasili Orlov, i cili, urdhëroi tre ditë zie dhe flamuj në gjysmë shtizë në të gjithë rajonin.


Lajmi se nuk kishte të mbijetuar u konfirmua më vonë nga një zëdhënës i Komitetit Hetimor Rus.


Shkaqet e kësaj tragjedie të tmerrshme po hetohen nga hetuesit, të cilët, aktualisht duket se nuk po përjashtojnë çdo mundësi, nga një faktor njerëzor deri te një mosfunksionim teknik.


Disa media po raportojnë për kushte të këqija atmosferike.


Përpara tragjedisë, duket se nuk ishte ngritur asnjë alarm.


Aeroplani i përkiste Angara Airlines, një kompanie ajrore të vogël me seli në Irkutsk të Siberisë, e cila - sipas agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters), duke cituar faqen e internetit RussianPlanes - operon dhjetë An-24 të ndërtuar midis viteve 1972 dhe 1976.


Disa avionë të ndërtuar dekada më parë, gjatë epokës sovjetike, janë ende në përdorim në Rusi, veçanërisht në zona relativisht të largëta të vendit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page