top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DETROIT | MARIO NIKPRELAJ U ARRESTUA; SHERR NË AEROPLANIN E PASAGJERËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18
  • 1 min read

Updated: Jul 20

ree

Detroit, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Mario Nikprelaj, me moshë 23 vjeç, me profesion kuzhinier.


Ai konsiderohet i përfshirë në shkelje penale të parashikuara si:

1- Prishje të rendit.

2- Posedim të paligjshëm të ilaçeve me recetë.

3- Shkelje të taksave për substanca të kontrolluara.

4- Ngacmim në shkallën e parë.

5- Sulm.


Gjatë një fluturimi, kompania “SkyWest”, me destinacion Detroit-in, u detyrua të kryente ulje emergjente (të enjten në mbrëmje), sepse, një pasagjer u bë agresiv dhe tentoi të hapte derën e aeroplanit gjatë fluturimit.


Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), fluturimi “SkyWest” 3612 u ul në Cedar Rapids pasi ekuipazhi raportoi prishje rendi nga një pasagjer.


Në bordin e aeroplanit ndodheshin 67 pasagjerë.


Fluturimi kishte nisur nga Omaha në orën 17:30 (me orën vendore); ulja u krye në Aeroportin e Aiouas (Iowa) Lindore, rreth një orë më vonë.


Gjatë udhëtimit, piloti i raportoi kontrollit të trafikut ajror se pasagjeri është aktualisht në konflikt fizik me një anëtar të ekuipazhit dhe po përpiqet të hapë derën e emergjencës.

Z. Mario Nikprelaj.
Z. Mario Nikprelaj.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page