top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJOFTIMI I “KLP”-së NË LIDHJE ME PEZULLIMIN NGA DETRYA TË PROKURORIT TË ARRESTUAR XHEVAHIR LITA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 31, 2023
  • 1 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra drejtuesin e prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, i cili, u arrestua nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas zbërthimit të bisedave të grupeve kriminale, të cilat ata i kishin konsumuar në aplikacionet Enchro-chat dhe Sky, zbërthim i kryer nga autoritetet e huaja të zbatimit të ligjit, në veçanti nga xhandarmëria franceze. Prokuroi në fjalë, dyshohet se ka mbyllur dosjen e vrasjes së z. Gjin Ndoji Borçi, në sulmin me armë (atentatin) ndaj të cilit dyshohet se u përfshinë z. Ervis Martinaj së bashku me biznesmenin Pëllumb Gjoka, shoferi i këtij të fundit, z. Edmond Preka dhe z. Behar Bajri.


Përveçse sa më lart, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) në komunikatën zyrtare njofton se është hapur gara për zgjedhjen e drejtuesit të ri të prokurorisë së Kukësit. Deri në emërimin e drejtuesit të ri kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha. NJOFTIMI I KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NË LIDHJE ME PEZULLIMIN NGA DETRYA TË PROKURORIT TASHMË TË ARRESTUAR XHEVAHIR LITA. Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, z. Balla. Dy vendimet që u morën sot janë: Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.”


© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page