top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIGERI | TË PAKTËN 160 TË KRISHTERË U RRËMBYEN NË SULME TË NDËRMARRA NDAJ 2 KISHAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19
  • 1 min read

Kano, Nigeri | Më shumë se 160 besimtarë të krishterë u rrëmbyen dje në një sulm nga bandat e armatosura që shënjestruan dy kisha në një fshat të largët në shtetin Kaduna, në veri të Nigerisë.


Kështu njoftoi një pastor i krishterë por edhe disa zyrtarë të sigurisë së Kombeve të Bashkuara.


Vendi më i populluar i Afrikës ka parë një rritje të rrëmbimeve masive që nga nëntori, duke bërë që qeveria amerikane të nisë sulme ushtarake ditën e Krishtlindjeve në shtetin veriperëndimor të Sokoto-s.


Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) akuzoi grupet e armatosura nigeriane për persekutimin e të krishterëve, të cilët, ai i përshkroi si viktima të gjenocidit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page