top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MAIDUGURI; SHTETI BORNO; REPUBLIKA FEDERALE E NIGERISË | 7 TË VDEKUR NGA SHPËRTHIMI NË NJË XHAMI; ASKUSH NUK E KA MARRË PËRGJEGJËSINË E SULMIT GJER TANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
ree

Maiduguri, Shteti Borno, Republika Federale e Nigerisë | Një shpërthim ndodhi në një xhami në qytetin nigerian të Maiduguri-t”.


Kështu tha një udhëheqësi i një milicie anti-xhihadiste i intervistuar nga agjencia franceze e lajmeve “Afp”.


Ai tha se shtatë persona u vranë në shpërthim.


Asnjë grup i armatosur nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin.


Autoritetet nuk kanë publikuar ende një numër zyrtar të të vdekurve.


Maiduguri është kryeqyteti i shtetit Borno, ku ndodhen grupe xhihadiste si Boko Haram dhe dega e saj, Provinca e Afrikës Perëndimore e Shtetit Islamik (ISIS).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page