top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIGERI | PESHKOPI I KONTAGORËS: 50 TË VDEKUR NGA SULMET E BANDAVE KRIMINALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Abuja, Niger | Më shumë masakra në Nigeri nga bandat e armatosura.


Sipas një raporti të dërguar te Ndihma për Kishën në Nevojë nga Dioqeza Katolike e Kontagorës, në shtetin e Nigerit, Nigeri, dhe të nënshkruar nga Peshkopi Bulus Daua Johana (Dauwa Yohanna), persona të armatosur vranë 50 persona gjatë një serie sulmesh midis 28 dhjetorit 2025 dhe 3 janarit 2026, duke kulmuar me masakrën e 42 burrave në fshatin Kasuuan Daji, jo shumë larg Papirit, ku mbi 200 nxënës shkolle u rrëmbyen në nëntor.


Më 28 dhjetor 2025, burra të armatosur me motoçikleta lanë strehën e tyre në Rezervatin e Jetës së Egër Borgu dhe kaluan nëpër disa fshatra.


Pastaj u drejtuan për në Kaiua, ku vranë pesë veta dhe u vunë flakën shtëpive dhe depove të grurit përpara se të shkonin në Gebe, ku vranë dy persona të tjerë.


Peshkopi Johana (Yohanna) raporton se në mbrëmjen e 1 janarit 2026, banditët kaluan përsëri nëpër Shafaci dhe dogjën dokumente në stacionin e policisë, pastaj e kaluan natën në shkurre.


Mëngjesin e 2 janarit 2026, sulmuesit hynë në kompleksin e Kishës Katolike në Sokonbora dhe shkatërruan një kryq, imazhe të Stacioneve të Kryqit dhe instrumente muzikore.


Ata gjithashtu vodhën dy motoçikleta, telefona celularë dhe para përpara se të pushtonin një vendbanim aty pranë të grupit etnik Kambari, ku qëndruan deri të nesërmen.


Pastaj, në mbrëmjen e 3 janarit 2026, banditët lanë vendbanimin Kambari pranë Sokonborës dhe hynë në fshatin Kasuan Daji, afërsisht tetë kilometra larg.


Sulmuesit i vunë flakën tregut dhe shtëpive përreth, duke masakruar 42 burra pasi ua lidhën krahët pas shpine.


Viktimat ishin të gjithë burra, si të krishterë ashtu edhe myslimanë. Sulmuesit gjithashtu rrëmbyen një numër të panjohur grash dhe fëmijësh.


Zjarri ishte aq intensiv sa tymi mund të shihej nga 15 kilometra larg.


Peshkopi bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të qeverisë, duke theksuar se derisa të eliminohen banditët dhe strehimet e tyre në Rezervatin e Gjuetisë Kainji, ekziston një nevojë urgjente për një forcë ushtarake të madhe dhe të pajisur mirë, të aftë dhe të autorizuar për të ndjekur, përballur dhe eliminuar banditët sa herë që ata largohen nga Rezerva.


Pa një përgjigje të tillë - paralajmëron ai - do të ketë një humbje masive dhe të vazhdueshme të jetës dhe zhvendosje të përhershme të një numri të madh njerëzish”.


Ndihma për Kishën në Nevojë” rithekson angazhimin e saj për të mbështetur komunitetet e prekura dhe i bashkohet thirrjes urgjente të Kishës vendore, duke u bërë thirrje autoriteteve nigeriane të marrin masa të menjëhershme dhe efektive për të mbrojtur popullsinë civile dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së grupeve të armatosura dhe për çmontimin e bazave të tyre në zonat pyjore dhe rezervat e rajonit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page