NIGERI | SHEFI I RI I USHTRISË GJENERAL-LEJTNANT UAIDI (WAIDI) SHAIBU U ZOTUA TË SHTYPË KRYENGRITËSIT ISLAMIKË PAS PRESIONIT TË SHBA-ës PËR VRASJET MASIVE TË TË KRISHTERËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Abuja, Nigeri | Shefi i ri i ushtrisë së Nigerisë premtoi të premten se do të shtojë operacionet ushtarake kundër milicive islamike në verilindje, disa ditë pasi Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) paralajmëroi për veprime të mundshme ushtarake nëse Abuja nuk arrin të frenojë dhunën kundër të krishterëve.
Presidenti Tramp (Trump) javën e kaluar e shpalli Nigerinë një vend me shqetësim të veçantë, një listë vendesh që ShBA-ës thonë se kanë shkelur lirinë fetare.
Ai tha të shtunën se i kishte kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të përgatitej për veprime të mundshme ushtarake të shpejta nëse Nigeria nuk merr masa të ashpra kundër vrasjes së të krishterëve.
Gjeneral-lejtnant Uaidi (Waidi) Shaibu i bëri këto komente gjatë vizitës së tij të parë operative në shtetin Borno, epiqendra e një kryengritjeje 16-vjeçare që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona.
“Ushtria nigeriane nën komandën time nuk do të lërë gur pa lëvizur”, u tha Gjeneral-lejtnant Shaibu trupave në Borno.
“Ne do ta vazhdojmë këtë luftë me energji të përtërirë, fokus të qartë dhe përkushtim absolut për t'i dhënë fund këtij kërcënimi një herë e përgjithmonë”, tha ai.
Gjeneral-lejtnant Shaibu u bëri thirrje ushtarëve të vazhdojnë presionin mbi grupet kryengritëse Boko Haram dhe Shtetin Islamik në Provincën e Afrikës Perëndimore (ISWAP) dhe premtoi logjistikë, mirëqenie dhe mbështetje luftarake të përmirësuar në një përpjekje për të mbledhur trupat.
“Vizita e tij në zonë vjen pas një direktive nga Presidenti Bola Tinubu për të rigjallëruar përpjekjet kundër terrorizmit”, tha ushtria.
Pavarësisht përparimeve të ushtrisë nigeriane në vitet e fundit, Boko Haram-i dhe ISWAP-i këtë vit kanë shtuar sulmet ndaj bazave ushtarake në Borno dhe kanë shënjestruar edhe civilët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments