top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIGER | SHTETI ISLAMIK MORI PËRSIPËR SULMIN VDEKJEPRURËS NË AEROPORTIN E KRYEQYTETIT NIAMEI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 30
  • 2 min read
Gjenerali Abdurrahman (Abdourahamane) Tkiani
Gjenerali Abdurrahman (Abdourahamane) Tkiani

Niamei, Niger | Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm në aeroportin e kryeqytetit të Nigerit, Niamei, në një deklaratë të premten, sipas Grupit të Inteligjencës SITE, i cili, gjurmon aktivitetin dhe komunikimet xhihadiste në të gjithë botën.


Dega e Shtetit Islamik në rajon është lidhur me sulme të profilit të lartë në Niger në muajt e fundit, duke vrarë mbi 120 persona në rajonin Tillaberi në shtator dhe duke rrëmbyer një pilot amerikan në tetor.


Sulmi në aeroport filloi të mërkurën në mbrëmje dhe përfshiu të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime të forta përpara se qetësia të kthehej të enjten në mëngjes.


Sundimtari ushtarak i Nigerit, Abdurrahman (Abdourahamane) Tkiani, akuzoi të enjten presidentët e Francës, Beninit dhe Bregut të Fildishtë për sponsorizimin e sulmit, pa ofruar asnjë provë. Ai gjithashtu u zotua për hakmarrje.


Ai është i vetmi që i beson këto budallallëqe”, tha z. Uillfrid Lindre Hungbexhi (Wilfried Leandre Houngbedji), zëdhënës i qeverisë së Beninit.


Në deklaratën e tij, Shteti Islamik e përshkroi sulmin si një sulm të papritur dhe të koordinuar që shkaktoi dëme të konsiderueshme, por nuk dha detaje.


Ministria e Mbrojtjes e Nigerit tha se sulmuesit kishin mbërritur me motoçikleta dhe forcat e sigurisë i zmbrapsën shpejt.


Katër ushtarë u plagosën në luftime”, tha ajo.


Dëmtimet materiale në aeroport përfshinin një depo me municione që u përfshi nga flakët”, tha ministria, dhe dëme në disa aeroplanë civilë.


Nigeri tha se kishte vrarë 20 sulmues dhe kishte plagosur 11, por Shteti Islamik nuk dha shifra.


Nigeri, ashtu si fqinjët e tij në Sahel, Mali dhe Burkina Faso, ka luftuar për të frenuar sulmet nga grupet xhihadiste të lidhura me al-Kaedën dhe Shtetin Islamik, të cilët, kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë zhvendosur miliona në të tre vendet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page