NASRALLAHU: ME NJË MARRËVESHJE NË GAZA DO TË NDALET EDHE HEZBOLLAHU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 10, 2024
- 1 min read
Liban | “Nëse ka një marrëveshje armëpushimi në Gaza, edhe fronti ynë do të pushojë (armiqësitë) pa asnjë negociatë”, tha udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, duke e siguruar këtë në një fjalim të lëshuar nga bunkeri i tij në Liban, në lidhje me luftimet me Izraelin.
Ne po arrijmë objektivat tona të fushatës, për të rraskapitur armikun, dhe kjo do të thotë të ushtrojmë presion mbi Izraelin për të rënë dakord për një armëpushim.
Në këtë kuadër ekuacioni është i qartë: nëse duan paqe në veri, duhet të ketë një armëpushim në Gaza.
Lidhur me negociatat për një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, Nasrallahu tha - sipas raportimeve të mediave izraelite: “Ne nuk i kemi kërkuar Hamasit të koordinohet me ne dhe e kemi bërë të qartë në të gjitha takimet me përfaqësuesit e Hamasit se çdo gjë është e pranueshme për ta, do të të jetë gjithashtu e pranueshëme për ne”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments