NAPOLI: GJENDET I VRARË NJË USHTAR I KAMORRËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 8, 2024
- 1 min read
Napoli, Itali | Një i ri 24-vjeçar është vrarë dje në mbrëmje në Torre Anunxiata (Annunziata), në zonën napolitane.
Karabinierët kanë ndërhyrë rreth orës 22:00 në Korso (Corso) Umberto I.
I riu është goditur nga disa plumba nga një person i panjohur.
Sipas asaj që mësohet, viktima mësohet se është një kriminel nga Kastelmare (Castellammare) di Stabia, dhe metoda e vrasjes sugjeron se është vrarë në pritë nga Kamorrra.
Personi që shtiu disa herë, me sa duket ishte në bordin e një skuteri, ndoshta i drejtuar nga një bashkëpunëtor: vrasja ndodhi në rrugën përballë një pastiçerie, pak larg nga gjykata Torre Anunxiata (Torre Annunziata), në një qendër dhe zakonisht shumë e zënë.
Hetimet për dinamikën dhe motivin e vrasjes janë duke u zhvilluar nga Karabinierët, të cilët, po marrin dëshmi dhe po kontrollojnë nëse sistemet e vëzhgimit me video në zonë kanë kapur pamje të dobishme për hetimin penal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments