top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MONARKIA KUSHTETUESE E KANADASË | SEPARATISTËT E ALBERTËS PO SHTOJNË PËRPJEKJET PËR T’U NDARË ME REFERENDUM NGA KANADAJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 14
  • 1 min read

Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kandasë | Separatistët e Albertës kërkojnë referendum për pavarësi për shkak të problemeve ekonomike.


Ata po intensifikojnë një fushatë me anë të një peticioni që synon të shkaktojë një votim për pavarësi në provincën perëndimore, e cila, është ankuar prej kohësh se ekonomia e saj po pengohet nga pjesa tjetër e Kanadasë.


Vullnetarët që mbështesin fushatën shpresojnë të mbledhin deri më 2 maj afërsisht 177 mijë nënshkrime, ose 10% të votuesve të regjistruar të provincës, pragu i kërkuar për të nisur një referendum të udhëhequr nga qytetarët për ndarjen nga Kanadaja.


Një provincë politikisht konservatore që prodhon pjesën më të madhe të naftës dhe gazit të Kanadasë, Alberta është vendi i pakënaqësisë së gjatë midis shumë njerëzve që qeveritë e njëpasnjëshme liberale në Otavë (Ottawa) kanë penguar rentabilitetin e industrisë me rregullore të rënda mjedisore.


Z. Xhef (Jeff) Rath, zëdhënësi i zjarrtë i grupit “Alberta Prosperity Project” që mbështet pavarësinë, thotë se lëvizja separatiste po fiton vrull.


Ai pohoi se ai dhe veprimtarë të tjerë u takuan me zyrtarë të Departamentit të Shtetit të ShBA-ës në Uashington në muajin janar për të kuptuar se si do t'i përgjigjej administrata amerikane një Alberte të pavarur.


Z. Rath tha se ai hodhi idenë e një tubacioni të ri nafte nga Alberta në Shtetet e Bashkuara - të cilit, sipas tij, zyrtarët amerikanë iu përgjigjën pozitivisht, duke vënë në dukje shqetësimet e tyre mbi planet e Otavës për t'i shitur më shumë energji Kinës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page