MITROPOLITI EPIFANI: SULMI NDAJ MANASTIRIT NË KIEV ËSHTË NJË TJETËR KRIM RUS KUNDËR NJERËZIMIT DHE KUNDËR HISTORISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 15
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse, çatia e njërit prej vendeve më të shenjta në botën e krishterë, Katedralja e Zonjës së Shën Valentinit e Manastirit të Shpellave të Kievit, është në flakë.
Ne kërkojmë lutje për të shpëtuar shenjtëroren nga shkatërrimi”.
Kështu shkroi Mitropoliti Epifani, kreu shpirtëror i Kishës Ortodokse të Ukrainës, në platformën shoqërore virtuale Iks (X).
“Ky është një tjetër krim rus kundër njerëzimit, kundër historisë, kundër Krishtërimit.
Çfarë tjetër duhet të bëjë antikrishti i Kremlinit që bota ta kuptojë se është e nevojshme të veprohet me vendosmëri për t'i dhënë fund terrorit rus kundër Ukrainës dhe vetë parimeve të paqes”, pyeti ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments