UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: LËSHUAM RAKETAT TONA FLAMINGO KUNDËR NJË IMPIANTI RUS 1 MIJË KM LARG KUFIRIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Kievi goditi një strukturë ushtarake ruse disa qindra kilometra në lindje të Moskës gjatë natës me raketa të prodhuara në Ukrainë”.
Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski.
“Mbrëmë, raketat ukrainase FP-5 Flamingo goditën një uzinë ushtarake në Çeboksari (Cheboksary) që furnizon ushtrinë pushtuese me komponentë për dronë dhe raketa”, tha presidenti Zelenski.
Çeboksari është qyteti kryesor në rajonin qendror të Çuvashisë në Rusi, i vendosur 1000 kilometra larg kufirit ukrainas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments